Flash News

Bota

Vatikani: Gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë po përmirësohet, vijon trajtimin me oksigjen

Vatikani: Gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë po

Vatikani ka publikuar sot buletinin mjekësor mbi gjendjen shëndetësore të Atit të Shenjtë, duke njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të mëtejshëm.

Sipas raportit të përcjellë nga Konferenca Ipeshkvore, pamjaftueshmëria e veshkave nuk përbën më një problem, ndërsa skaneri i kraharorit ka treguar një përmirësim të gjendjes së mushkërive. Analizat e gjakut konfirmojnë gjithashtu përparimin pozitiv.

Ati i Shenjtë vijon terapinë me oksigjen me flukse të larta dhe nuk ka shfaqur kriza frymëmarrjeje. Ai po ndjek fizioterapinë për funksionimin e frymëmarrjes dhe, pavarësisht kujdesit mjekësor, vijon të jetë aktiv në punën e tij.

Megjithatë, mjekët theksojnë se është ende herët për të dhënë një vlerësim të saktë mbi ecurinë e mëtejshme të sëmundjes. Gjatë paradites, Papa ka marrë Kungimin, ndërsa pasdite ka vijuar me angazhimet e tij.

Të fundit