Flash News

Bota

Vdekja e Berlusconit, sot u hap testamenti e gjithë familja te noteri

Vdekja e Berlusconit, sot u hap testamenti e gjithë familja te noteri

Një nga ngjarjet më të diskutua sot në Itali ishte hapja e testamentit të ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi. Gjithë familja Berlusconi u mblodh sot në zyrën e një noteri për të ndjekur ceremoninë e hapjes së testamentit.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për familjen Berlusconi, pasi testamenti i Silvio Berlusconi përcakton mënyrën se si do të ndahen pasuritë dhe pronat mes anëtarëve të familjes pas vdekjes së tij.

Detajet e hapjes së testamentit nuk janë bërë publike deri më tani. Është e mundur që testamenti të përmbajë udhëzime të veçanta për pasurinë politike dhe biznesore të Berlusconit, si dhe për ndarjen e pronave personale.Berlusoni u nda nga jeta më 12 qershor të këtij viti, ai shërbeu katër herë si kryeministër i Italisë dhe sa herë që dukej se karriera e tij kishte marrë fund, ai ia dilte që të turbullonte kritikët dhe të rikthehej.

9 vite pasi iu ndalua të ushtronte funksione publike, pasi u dënua për evazion fiskal, ai arriti të rikthehej në parlament, duke u zgjedhur senator në shtator të vitit 2022, para se të mbushte 86 vjeç.

Por në të gjithë botën u morën me të më tepër për jetën private, zakonin që kishte për t’u rrethuar me femra të bukura e të reja dhe skandalet seksuale.

Ai ishte një manjat mediatik, pronar i Milanit dhe biznesmen miliarder, i cili nuk hoqi kurrë dorë nga politika dhe ndihmoi në formësimin e imazhit të Italisë për dekada me radhë.

Të fundit