Flash News

Bota

Vdekja e Prigozhin, Britania e Madhe thotë se s'ka prova mjaftueshëm për ta vërtetuar

Vdekja e Prigozhin, Britania e Madhe thotë se s'ka prova

Nuk ka ende prova përfundimtare që shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ishte në bordin e një avioni që u rrëzua pa të mbijetuar në fillim të kësaj jave, por ka "shumë gjasa" që ai të ketë vdekur. Kështu deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Autoritetet ruse kanë thënë se Prigozhin ishte renditur si pasagjer në aeroplanin i cili ra nga qielli në veriperëndim të Moskës të mërkurën në mbrëmje, dy muaj pasi ai udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër kryesisë së ushtrisë.

Hetuesit rusë kanë hapur një hetim për atë që ka ndodhur, por nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e 10 trupave të gjetur nga rrënojat.

Kryeministri Rishi Sunak tha se inteligjenca mendon se Prigozhin ka qenë në aeroplan.

“Ne padyshim që po e monitorojmë situatën nga afër, duke punuar me aleatët tanë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur,” u tha ai gazetarëve.

Të fundit