Flash News

Bota

Vendet e BRICS mbështesin bisedimet Rusi-Ukrainë

Vendet e BRICS mbështesin bisedimet Rusi-Ukrainë

Vendet e BRICS thanë se mbështesin bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës në një deklaratë të përbashkët. Vendet e BRICS përfshijnë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

“Ne kemi diskutuar pwr situatën në Ukrainë dhe rikujtojmë qëndrimet tona kombëtare siç janë shprehur në forumet e duhura, përkatësisht në OKB. Ne mbështesim bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Samiti i BRICS, i organizuar praktikisht nga Pekini, shënon forumin e parë ndërkombëtar të presidentit rus Vladimir Putin me krerët e tjerë të ekonomive të mëdha që kur ai filloi pushtimin e tij në Ukrainë në shkurt.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar më parë se është i gatshëm të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Putinin.

Të fundit