Flash News

Bota

Vendet ku është përhapur varianti i ri i Covid-19

Vendet ku është përhapur varianti i ri i Covid-19
Foto ilustruese

Turqia është vendi i 34-të në të cilin ka mbërritur varianti i ri i koronavirusit. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca deklaroi të premten se janë zbuluar 15 persona të infektuar me mutacionin e Covid-19.

Në kontrollet në të gjithë vendin, thuhej në deklaratën e ministrit, virusi nuk ishte zbuluar në askënd tjetër përveç udhëtarëve që mbërritën nga Britania.variantin e ri të Covid-19, raportuar për herë të parë nga Britania, në 8 dhjetor.

Varianti i ri ka të njëjtat simptoma si Covid-19, por transmetohet më lehtë, çka përbën një rrezik të shtuar.

Lista e vendeve që kanë identifikuar infeksionet me variantin është rritur me shpejtësi, dhe përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Turqinë, Australinë, Belgjikën, Brazilin, Kanadanë, Kilin, Kinën, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Islandën, Indinë, Irlandën, Izraelin, Italinë, Japoninë, Jordaninë, Libanin, Maltën, Hollandën, Norvegjinë, Pakistanin, Portugalinë, Singaporin, Korenë e Jugut, Spanjën, Suedinë, Zvicrën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Tajvanin e Vietnamin.

Të fundit