Flash News

Bota

Vendimi, nga nëntori udhëtarët e vaksinuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe BE lejohen të hyjnë lirisht në SHBA 

Vendimi, nga nëntori udhëtarët e vaksinuar nga Mbretëria e

Nga muaji nëntor, çdo qytetar i vendeve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ka bërë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID do të lejohet të futet lirisht në SHBA.

Përveç dëshmisë së vaksinimit, udhëtarët nga vendet e huaja do të duhet të dëshmojnë edhe përmes një testi negativ të tre ditëve të fundit. Ky lajm është bërë me dije nga koordinatori i Shtëpisë së Bardhë, Jeff Zients.

Ndërkohë që administrata Biden do të forcojë rregullat për shtetasit amerikanë të pavaksinuar, të cilët nuk do të lejohen të udhëtojnë pa bërë tamponin nga SHBA, ndërsa do të duhet të bëjnë një të tillë edhe kur të kthehen. Për qytetarët e vaksinuar plotësisht, SHBA nuk do tu kërkojë karantinim.

Ky vendim i jep fund ndalimit 18-mujor të futjes së qytetarëve evropianë dhe britanikë në SHBA që u mor në mars të 2020 nga ish-presidenti Donald Trump.

Të fundit