Flash News

Bota

Video/ Erdogan mezi qëndron në këmbë, gjendja e presidentit turk po vështirësohet

Video/ Erdogan mezi qëndron në këmbë, gjendja e presidentit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mund të mos jetë në gjendje të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2023. Shkak për këtë është gjendja jo e mirë shëndetësore, që Erdogan ka shfaqur jo pak herë në ekranet televizive gjatë konferencave apo takimeve.

Një video e shfaqur në internet është bërë virale, Presidenti turk duket qartazi qe mezi arrin të qëndrojë në këmbë dhe ecën me shumë vështirësi, teksa ndihmohet edhe nga garda e tij.

Disa javë më parë Foreign Policy raportoi se burime pranë presidentit bënë me dije se shpesh Erdogan kishte shfaqur shenja të tilla si: harresa, probleme me frymëmarrjen, konfuzion, të vjella. Të njëta burime, kanë treguar se presidenti ka rritur stafin e mjekëve që i shërben, ka reduktuar takimet me mediat dhe merr qetësues përpara takimeve.

Në disa raste, Erdogan ka kërkuar asistencën e bashkëshortes së tij teksa ngjitte shkallët. Në një moment tjetër ai duket se ngatërrohet dhe ka disa vështirësi në ecje. Dhe, në një video që mori vëmendje të konsiderueshme korrikun e kaluar, Erdogan duket se po zbehet dhe i shpif fjalët e tij gjatë një urimi televiziv për festat e anëtarëve të AKP-së.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Erdogan vuan nga një sëmudje apo është diçka e kalueshme, teksa pikëpyetjet që shumica dërrmuese ngrenë lidhen me fatin e vendit dhe pasaardhësit e mundshëm të tij.

Të fundit