Flash News

Bota

Video/ Tensionet në Paris, digjet e gjithë qendra tregtare

Video/ Tensionet në Paris, digjet e gjithë qendra tregtare

Protestuesit në Paris i kanë vënë flakën Qendrës tregtare Croix-Blanche në jug të Parisit, në kudër të trazirave për vrasjen e 17-vjeçarit Nael.

Departamenti i zjarrfikësve po punon ende për shuarjen e zjarrit, por qendra tregtare e Mes-sur-Seine, e cila është pjesë e Ile-de-France , është shkatërruar plotësisht.


Tashmë që nga fillimi i zjarrit, në orën 1:15 të mëngjesit, në vendngjarje kanë shkuar forca të konsiderueshme. Megjithatë, flakët u përhapën në të gjitha godinat e qendrës tregtare që kishte 30 dyqane. 

Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave pranë godinës. Në të njëjtën kohë u anuluan të gjitha ngjarjet e planifikuara për fundjavën.

ProtestaT vijnë pasi një polic në Francë qëlloi një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, të martën e kaluar në Nanterre, në periferi të Parisit. 17-vjeçari Nahel po drejtonte një Mercedes pa patentë nuk është ndalur sipas kërkesës së dy efektivëve.

Pas të shtënës, makina ecën disa mera dhe më pas përplaset. Adoleshenti, i quajtur Nahel M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes.

Të fundit