Flash News

Bota

"Vishet" Kuq e Zi Ujëvara e Niagarës për 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe urimi i kryeministrit kanadez

"Vishet" Kuq e Zi Ujëvara e Niagarës për 108-vjetorin e
montazhi i fotove nga Politiko

Shumë shtete në botë kanë uruar në mënyra të ndryshme Shqipërinë për 108-vjetorin e Pavarësisë. Gjë që ka gëzuar pafund shqiptarët anë e mbanë botës. Pas Urës së Bosforit në Turqi dhe ndërtesës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa që u ndriçuan Kuq e Zi një tjetër "pikë" shumë e rëndësishme në botë si Ujëvara e Niagarës - në pjesën lindore të Amerikës Veriore, në kufirin në mes SHBA-ve dhe Kanadasë ka dhënë spektakël të ngjyrave kuq e zi.

Në këtë ceremoni kaq të veçantë si dhe për të festuar kanë qenë vetë të pranishëm ambasadori shqiptar në Kanada, Ermal Muça si dhe ambasadori i Kosovës, Adriatik Kryeziu.

Po ashtu dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka uruar shqiptarët që jetojnë dhe kontribuojnë në të gjitha fushat në Kanada, përmes një letre.

Letra e kryeministrit kanadez Justin Trudeau

Në emër të Qeverisë Kanadezë, unë ju uroj çdo të mirë të gjithë atyre që po e festojnë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ky moment historik ofron një mundësi të mrekullueshme për të reflektuar mbi historinë e Shqipërisë dhe për të festuar arritjet e shumta të këtij shteti që prej shpalljes së pavarësisë nga perandoria osmane më 28 Nëntor të 1912-s.

Ky vit ka qenë i mbushur me sfida. Pandemia e COVID-19 e ka bërë të vështirë planifikimin dhe mbajtjen e eventeve. Teksa festimet e këtij viti do të jenë ndryshe, ne mund ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të vlerësuar kontributin që shumë kanadezë me prejardhje shqiptare kanë dhënë dhe vijojnë të japin për kombin tonë në fusha të ndryshme.

Në emër të qeverisë së Kanadasë, shpreh urimet e mia më të mira për këdo që feston ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Të fundit