Flash News

Bota

Vladimir Putin bie ‘pre’ e një atentati

Vladimir Putin bie ‘pre’ e një atentati

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati. ‘The Sun’ raporton se limuzina e presidentit Putin dyshohet të jetë sulmuar nga një shpërthim me eksploziv.

Putin ka shpëtuar pa asnjë lëndim, ndërsa raportohet se janë arrestuar disa nga trupat e shërbimit të sigurisë me të cilët lëvizte Putin, pasi dyshohet që të paktën një prej tyre të jetë komprometuar.

Makina e Putinit është goditur në rrotën e majtë të përparme dhe ka shkaktuar shumë tym.

Prej muajsh Rusia vijon të mbajë ushtarët e saj në territoret e Ukrainës. Lufta e cila nisi më 24 shkurt nuk ka përfunduar ende, pavarësisht rikthimit të normalitetit në disa nga zonat e Ukrainës.

 

Të fundit