Flash News

Bota

Von der Leyen: Putin është grabitqar, mbahet nën kontroll vetëm përmes parandalimit të fortë

Von der Leyen: Putin është grabitqar, mbahet nën kontroll

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri polak Donald Tusk mbërritën në kufirin polako-bjellorus të dielën, ku diskutuan mbrojtjen dhe sigurinë, ndër të tjera.

Shefja e KE-së siguroi Tuskun dhe popullin polak për "solidaritetin e plotë të Evropës me Poloninë si një shtet në vijën e parë", dhe theksoi rëndësinë e ushtrimit të presionit të vazhdueshëm ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, shkruan Euronews

"Putin nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Ai është një grabitqar", tha presidentja e Komisionit Evropian, duke shtuar se "ai mund të mbahet nën kontroll vetëm përmes parandalimit të fortë".

Udhëtimi i Von der Leyen në Poloni vjen si pjesë e turneut të saj katër-ditor në shtetet evropiane që kufizohen me Rusinë ose aleatin e saj Bjellorusinë, që synon të theksojë solidaritetin me shtetet kufitare dhe të mbështesë zhvillimin e industrisë mbrojtëse të Evropës.

Dyshja vizitoi kufirin polako-bjellorus në një shenjë mbështetjeje për Poloninë dhe shtetet e tjera në krahun lindor të BE-së. Kufiri ka shkaktuar polemika të mëdha që nga fillimi i një krize migracioni në vitin 2021, të cilën Polonia e ka përshkruar si "luftë hibride" të orkestruar nga Bjellorusia.

Të fundit