Flash News

Bota

Vrasja e Darya Dugina, Ukraina: Akuzat e Moskës janë trillim

Vrasja e Darya Dugina, Ukraina: Akuzat e Moskës janë trillim

Zyrtarët ukrainas kanë hedhur poshtë akuzën e Rusisë se shërbimet e saj speciale qëndrojnë pas vrasjes së Darya Dugina, vajzës së një ultra-nacionalisti, në një sulm me bombë me makinë.

"Ne nuk punojmë në këtë mënyrë," tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Oleksiy Danilov, raporton BBC.

Dugina, një komentatore në një kanal televiziv nacionalist rus, vdiq kur makina e saj shpërtheu në periferi të Moskës.

Babai i saj, Alexander Dugin i njohur si ‘truri i Putin’, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit. Idetë e tij ekspansioniste për një Rusi të Re ose "Novorossiya" në territorin ukrainas thuhet se kanë ndikuar në aneksimin e Krimesë nga Presidenti Vladimir Putin në 2014.

Të fundit