Flash News

Bota

Vrasja e deputetit konservator, policia britanike: Ishte sulm terrorist

Vrasja e deputetit konservator, policia britanike: Ishte sulm terrorist

Vrasja e deputetit konservator Sir David Amess po trajtohet si një sulm terrorist nga policia, shkruan BBC.

Sir David u godit me thikë disa herë në një takim elektoral dje në Leigh-on-Sea në Essex.

Policia Metropolitane tha se autori i dyshuar, tashmë i arrestuar kishte një lidhje të mundshme me ekstremizmin islamik. Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendin e ngjarjes i dyshuar për vrasjen.

Kryeministri Boris Johnson dhe lideri i Punës Sir Keir Starmer vendosën lule sot në vendin e ngjarjes së bashku.

Po ashtu, Patel dhe Kryetarja e Commons Sir Lindsay Hoyle gjithashtu bënë nderimet e tyre jashtë Kishës Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.

Të fundit