Flash News

Bota

Vritet gazetarja e Radios Evropa e Lirë nga sulmi me raketa në Kiev

Vritet gazetarja e Radios Evropa e Lirë nga sulmi me raketa në Kiev

Vira Hyrych, gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë është vrarë gjatë një sulmi me raketa ruse në Kiev.

Organizata e lajmeve e financuar nga Shtetet e Bashkuara tha se punonjësit e shpëtimit e gjetën trupin e saj të premten në mëngjes mes rrënojave të ndërtesës së banimit ku ajo kishte jetuar. Forcat ruse goditën ndërtesën të enjten në mbrëmje në një sulm që përkoi me vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në kryeqytetin ukrainas për bisedime me presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Shtëpia e Hyrych ishte pranë një fabrike që prodhon raketa antitank. Ajo është në mesin e më shumë se 20 punonjësve të medias që janë vrarë në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, sipas Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

Vira Hyrych ka punuar për Radion Evropa e Lirë prej vitit 2018.

Redaksia e Radios Evropa e Lirë ka ngushëlluar familjarët e saj dhe ka thënë se do ta kujtojë atë si njeri të këndshëm dhe si një profesioniste.

Të fundit