Flash News

Bota

Vritet kandidati për President në Ekuador

Vritet kandidati për President në Ekuador

Kandidati në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, u vra gjatë fushatës në kryeqytet, pas një përshkallëzim të dhunës dhe krimit.

Presidenti ekuadorian Guillermo Lasso u zotua se vrasja nuk do të mbetet e pandëshkuar, duke thënë se krimi i organizuar ka bërë një rrugë të gjatë, por pesha e plotë e ligjit do të bjerë mbi ta.

Villavicencio u qëllua për vdekje teksa po largohej nga një tubim i fushatës në një shkollë në veri të kryeqytetit Quito, 10 ditë përpara se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahej më 20 gusht.

Një ligjvënës në Asamblenë Kombëtare, Villavicencio ishte shprehur i hapur për korrupsionin dhe dhunën e shkaktuar nga trafiku i drogës në vend. Ai tha në maj se Ekuadori ishte bërë një narko-shtet dhe propozoi të drejtonte një luftë kundër asaj që ai e ka quajtur "mafia politike".

I armatosuri i dyshuar vdiq në paraburgim pas një shkëmbimi zjarri me policinë.

Të fundit