Flash News

Bota

Vritet në atentat me eksploziv vajza e aleatit të Putinit

Vritet në atentat me eksploziv vajza e aleatit të Putinit

Vajza e një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin është vrarë në një autostradë pranë Moskës.

Darya Dugina vdiq pasi makina e saj shpërtheu teksa po udhëtonte për në shtëpi, raporton BBC. Mendohet se objektivi i synuar i sulmit mund të ketë qenë babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i njohur si "truri i Putinit".

Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus. Alexander Dugin dhe vajza e tij ishin ftuar si të ftuar nderi në një festival në një pronë afër Moskës, ku filozofi dha një leksion.

Festivali "Tradita" e përshkruan veten si një festival familjar për artdashësit, i cili zhvillohet në pasurinë e Zakharovo ku dikur ka qëndruar poeti rus Aleksandër Pushkin.

Dyshja duhej të ktheheshin nga ngjarja të shtunën në mbrëmje me të njëjtën makinë përpara se Dugin të merrte vendimin për të udhëtuar veçmas nga vajza e tij në minutën e fundit.

Hetuesit konfirmuan se Darya Dugina vdiq në vendin e ngjarjes pranë fshatit Bolshiye Vyazemy.

Të fundit