Flash News

Bota

Vritet në luftë kineasti i njohur ukrainas

Vritet në luftë kineasti i njohur ukrainas

Kineasti ukrainas Viktor Onysko është vrarë në vijën e frontit, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Kaq shumë ukrainas të guximshëm dhe të talentuar po sakrifikojnë jetën e tyre në këtë luftë për të mbrojtur atdheun e tyre”, tha ministria e mbrojtjes në një postim në Twitter. “Ndriçoftë përjetësisht drita e kujtimit të heronjve tanë”, shtoi ajo.

Onysko ka punuar në filma ukrainas duke përfshirë "The Stronghold", "The Rising Haëk" dhe "Viddana". Qendra Dovzhenko, arkivi shtetëror i filmit të Ukrainës, e quajti atë "një humbje të pabesueshme për komunitetin e filmit dhe Ukrainën".

Gruaja e tij Olga Birzul tha në një postim në Facebook, "Zemra ime do të mbetet përgjithmonë në vitin e tmerrshëm 2022. Sepse ti qëndrove atje. Heroi im. Dashuria ime. Gjithçka ime. Nuk di si të jetoj dhe të marr frymë pa ty. nuk e di nëse mund të ëndërroj përsëri."

 

Të fundit