Flash News

Bota

Vritet nga sulmet ruse shkrimtarja e njohur ukrainase

Vritet nga sulmet ruse shkrimtarja e njohur ukrainase

Shkrimtarja e njohur ukrainase, Victoria Amelina ka humbur jetën pasi një raketë ruse goditi një restorant picash në qytetin lindor të Kramatorsk të martën.

Shoqata e shkrimtarëve PEN Ukraine tha se mjekët "bënë gjithçka për të shpëtuar jetën e saj, por fatkeqësisht plaga ishte fatale", shkruan BBC

Amelina, 37 vjeçe, po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë në sallën e njohur Ria Lounge të qytetit kur raketa goditi restorantin, ndërsa nga sulmi rreth 60 të tjerë u plagosën.

“Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri”, thuhet në një deklaratë të shoqatës.

“Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”.

Amelina ishte një nga shkrimtaret e reja më të famshme të Ukrainës, e cila filloi të dokumentonte krimet e luftës pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Ajo gjithashtu filloi të punojë me fëmijët pranë vijës së frontit.

Vitin e kaluar ajo zbuloi ditarin e shkrimtarit për fëmijë Volodymyr Vakulenko, i cili u rrëmbye dhe u vra nga trupat ruse në qytetin e Izyum menjëherë pas pushtimit.

Libri i saj i parë në anglisht, Ëar and Justice Diary: Looking at Ëomen Looking at Ëar, pritet të botohet.

Kramatorsk, zona ku ndodhi sulmi, është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër pjesëve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

 

Të fundit