Flash News

Bota

Vulin: Serbia nuk do t'i bashkohet 'histerisë' perëndimore kundër Rusisë

Vulin: Serbia nuk do t'i bashkohet 'histerisë'

Një zyrtar i lartë serb thotë se Beogradi nuk do të vendosë kurrë sanksione ose nuk do t'i bashkohet "histerisë" perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha të martën: "Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e histerisë anti-ruse në të cilën vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu siç ne nuk do të ndalojmë mediat ruse".

Vendi ballkanik është një aleat i vendosur i Rusisë, megjithëse e ka dënuar pushtimin e saj në Ukrainë.

Serbia po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është një nga vendet e pakta në Evropë që ka refuzuar t'i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Kremlinit.

Të fundit