Flash News

Bota

Vullkani në Kongo shkakton 61 tërmete në 24 orët e fundit

Vullkani në Kongo shkakton 61 tërmete në 24 orët e fundit
Foto ilustruese

Sizmologët në Republikën Demokratike të Kongos raportuan për 61 tërmete në 24 orët e fundit rreth vullkanit "Mount Nyiragongo", i cili shpërtheu një javë më parë, duke paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg zonës.

Detajet u përshkruan në një raport për qeverinë nga Observatori Vullkanik i Gomës (GVO). Gjithashtu shpjegoi se krateri i vullkanit "vazhdon të shembet dhe shkakton tërmet", raporton CNN.

Vullkani ndodhi rreth 15 kilometra nga Goma, një qytet me një popullsi prej 670 mijë banorësh. Një zëdhënës i qeverisë bëri me dije se rreth 400,000 njerëz ishin larguar nga qyteti, ndërsa zyrtarët paralajmëruan për një shpërthim të dytë. Shpërthimi i parë, të shtunën e kaluar vrau të paktën 31 vetë.

Që nga ajo kohë, zona është goditur nga një seri tërmetesh dhe lëkundjesh, disa janë ndjerë deri në kryeqytet, Ruandë.

Të fundit