Flash News

Bota

Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes në 10 nëntor, e hap Merkel, Várhelyi dhe zyrtarja e lartë shqiptare

Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes në 10 nëntor, e hap Merkel,
Nga samiti i 2019-ës

Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes, që do të mbahet në 10 nëntor.

Ky samit do të drejtohet nga Bullgaria e Maqedonia e Veriut, ne kuadër te Procesit te Berlinit.

Samiti do të hapet nga kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu, një prej institucioneve me të rëndësishme në rajon dhe Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi.

Në seancën plenare që nis në orën 11.25 minuta dhe ku diskutohet Tregu I Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi Gjukanovic.

Vendimi më I rëndësishëm i këtij samiti është krijimi I Tregut të Përbashkët rajonal.

 

Të fundit