Flash News

Bota

Zelanda e Re/ Partia e Jacinda Ardern shënon një fitore historike

Zelanda e Re/ Partia e Jacinda Ardern shënon një fitore historike

Jacinda Ardern ka fituar një mandat të dytë si kryeministre e Zelandës së Re, ku suksesi i saj në trajtimin e pandemisë së koronavirusit në vend, e ndihmoi të siguronte një fitore të madhe.

Rezultatet tregojnë se Partia e Punës e Ardernit, me qendër të majtë ka fituar 49% të votave, duke shënuar këshut rezultatin më të lartë që një parti ka arritur, që kur sistemi aktual politik u prezantua në 1996.

Partia e saj parashikohet të fitojë 64 nga 120 vendet parlamentare, duke e bërë atë partinë e parë që mund të qeverisë e vetme sipas sistemit aktual. Koalicionet janë norma në Zelandën e Re, ku asnjë parti e vetme nuk ka fituar shumicën e votave në 24 vitet e fundit.

"Sonte, Zelanda e Re i ka treguar Partisë së Punës mbështetjen e saj më të madhe në të paktën 50 vjet. Unë mund t'ju premtoj se ne do të jemi një parti që qeveris për çdo qytetar të Zelandëës se Re”, tha Ardern në fjalimin e saj të fitores.

Opozita, Partia Kombëtare e qendrës së djathtë, fitoi gati 27% të votave duke i dhënë asaj 35 vende, më pak se në zgjedhjet e fundit.

Rezultatet përfundimtare do të publikohen tre javë pas numërimit të votave speciale, përfshirë ato të hedhura nga shtetasit  e Zelandës së Re që jetojnë jashtë. Këto rezultate mund të ndikojnë në ndarjen përfundimtare të vendeve në parlament. Numërimi paraprak gjithashtu tregon një lëvizje të madhe në të majtë, me laburistët që morën një rritje të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit me 37%, ndërsa partneri i saj aktual, Partia e Gjelbër fitoi 8% më shumë se në  zgjedhjet e fundit.

 Përpara zgjedhjeve, lektorja e politikës në universitetin “Victoria Claire Timperley” tha se laburistët do të tregoheshin "budallenj" nëse nuk do bënin një bisedë me të gjelbrit për të punuar së bashku, edhe nëse do të fitonin një shumicë të plotë.

Fitorja  e Ardern i atribuohet qasjes së saj "puno fort, puno shpejt " për të trajtuar koronavirusin, qasje kjo  e që ka ndihmuar Zelandën e Re të shmangë shpërthimet shkatërruese, siç ka ndodhur në vendet e tjera. Vendi ishte një nga të parët që mbylli kufijtë e tij dhe Ardern njoftoi një bllokim mbarëkombëtar në mars kur kishte vetëm 102 raste. Zelanda e Re ka raportuar më pak se 2,000 raste totale dhe 25 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Ardern kishte një popullaritet të madh ndërkombëtar, por “në shtëpi” disa ishin të zhgënjyer nga mungesa e progresit të saj në premtimet kryesore, përfshirë adresimin e tregut të mbinxehur të strehimit. Por që të gjitha ndryshuan gjatë pandemisë, mbështetja për Ardern u rrit.

Çfarë të presim nga një mandat i dytë i Ardern?

 Kur Ardern u bë kryeministre në 2017 në moshën 37 vjeçare, ajo ishte udhëheqësja e tretë grua e Zelandës së Re dhe një nga udhëheqëset më të reja në botë. Brenda një viti, ajo lindi fëmijën e saj të parë, duke u bërë udhëheqësja e dytë në botë që e ka bërë këtë.


Ajo gjithashtu fitoi lavdërime për trajtimin e saj empatik të krizave të mëdha. Pas sulmit terrorist të vitit 2019 në dy xhami në Christchurch që la 51 persona të vdekur, ajo futi ndryshime të shpejta në ligjin për armët dhe veshi një hixhab kur u takua me komunitetin lokal musliman.

Me gjithë këto përpjekje, kritikët e saj argumentojnë se ajo nuk ka bërë sa duhet për të adresuar pabarazinë, varfërinë e fëmijëve, ndryshimin e klimës dhe tregun e shtëpive. Ardern duket se do të përballet me një tjetër vit të vështirë përpara, pasi ajo përpiqet të adresojë ato çështje ndërsa drejton vendin përmes pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit.

Të fundit