Flash News

Bota

Zelensky largohet për herë të parë nga Ukraina, shkon në SHBA

Zelensky largohet për herë të parë nga Ukraina, shkon

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka udhëtuar drejt Washngintonin për t’u takuar me Joe Biden.

Ky është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga pushtimi i Rusisë në shkurt. Zelensky gjithashtu do t'i drejtohet Kongresit dhe do të mbajë një sërë takimesh.

Zelensky rregullisht pret liderë të huaj në kryeqytetin, Kiev, dhe ka vizituar trupat përreth Ukrainës. Ai ka zhvilluar biseda telefonike dhe në skype me liderët botërorë, por asnjëherë më parë nuk ka ikur nga Ukraina.

SHBA ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake. Në konferencën përpara vizitës së Zelensky, Shtëpia e Bardhë konfirmoi një paketë të re prej afro 2 miliardë dollarë (1.6 miliardë £) ndihmë për sigurinë për Ukrainën.

Burimi: BBC

 

Të fundit