Flash News

Bota

Zelensky shkarkon nga detyra gjeneralin e lartë

Zelensky shkarkon nga detyra gjeneralin e lartë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra  komandantin e lartë, Valeri Zaluzhnyi.

Në një postim në Telegram nën një foto të tij me Zaluzhnyi, Zelensky falenderoi gjeneralin për mbrojtjen e Ukrainës.

 “U takova me gjeneralin Valerii Zaluzhnyi. E falënderova për dy vjet mbrojtjen e Ukrainës. Ne diskutuam se çfarë lloj rinovimi kanë nevojë për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ne diskutuam gjithashtu se kush mund të jetë në drejtimin e rinovuar të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Koha për një rinovim të tillë është tani. I ofrova Valerii Fedorovych [Zaluzhnyi] që të vazhdojë të jetë në ekip,” shkroi Zelensky.

Zaluzhnyi gjithashtu ka reaguar për shkarkimin ku shkroi se u vendos që  duhet të ndryshojnë qasjet dhe strategjinë.

“Detyrat e vitit 2022 janë të ndryshme nga ato të vitit 2024. Prandaj, të gjithë duhet të ndryshojnë dhe të përshtaten edhe me realitetet e reja. [Ne] sapo jemi takuar me Komandantin e Përgjithshëm Suprem. Ishte një bisedë e rëndësishme dhe serioze. U vendos që ne duhet të ndryshojmë qasjet dhe strategjinë tonë,” shkroi ai.

 

Të fundit