Flash News

Bota

Zelensky takohet me liderët evropianë në Kiev

Zelensky takohet me liderët evropianë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po takohet në Kiev me homologun francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe homologun rumun Klaus Iohannis.

"Ditë e zënë. Takime të rëndësishme”, tha Zelensky, duke shtuar se është i kënaqur që takohet me këta liderë.

Irpin dhe Bucha i Ukrainës janë "bërë një simbol i mizorisë së paimagjinueshme të luftës ruse", tha kancelari gjerman Olaf Scholz të enjten pasi vizitoi Irpin, një periferi jashtë Kievit.

"Shkatërrimi brutal në këtë qytet është një memorial - kjo luftë duhet të përfundojë," shkruajti Scholz në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa presidenti rumun Klaus Iohannis dëshiron që "të gjithë autorët rusë të mbahen përgjegjës nga drejtësia penale ndërkombëtare".

Draghi u zotua të "rindërtojë gjithçka" pasi vizitoi qytetin e shkatërruar nga lufta të Ukrainës të Irpin.

Të fundit