Flash News

Bota

Zelensky të hënën në Paris për bisedime mbi paqen

Zelensky të hënën në Paris për bisedime mbi paqen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë në Paris të hënën, sipas një njoftimi të bërë të shtunën nga Pallati Elize. Ai do të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar hapat e radhës drejt një marrëveshjeje paqeje.

Në një deklaratë zyrtare, Presidenca franceze theksoi se dy liderët do të shkëmbejnë pikëpamje mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe mbi kushtet që mundësojnë një zgjidhje “të drejtë dhe të qëndrueshme”, në vijim të diskutimeve të zhvilluara në Gjenevë dhe në përputhje me planin e propozuar nga SHBA-të, në koordinim të ngushtë me partnerët europianë.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, konfirmoi për mediat vendase se Parisi do ta presë Zelensky-n për të avancuar negociatat, të cilat po marrin intensitet në kohën kur një delegacion ukrainas ndodhet në Uashington për të shqyrtuar më në detaje planin amerikan të paqes. Zelensky ka deklaruar se pret një raport të plotë nga delegacioni i tij brenda ditës së diel.

Ndërkohë, negociatorë nga SHBA pritet të udhëtojnë drejt Moskës më vonë gjatë javës, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të shtyrë përpara bisedimet.

Të fundit