Flash News

Bota

Zelensky: Ukraina gati për të diskutuar armëpushimin

Zelensky: Ukraina gati për të diskutuar armëpushimin

Një zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky sapo ka thënë se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend për bisedimet që do të zhvillohen.

Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për bisedime me Ukrainën duke e quajtur si "diplomaci jo reale".

Duke folur me gazetarët në Uashington të premten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet "në tytën e armës".

Që të zhvillohet diplomacia, veprimi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen, tha ai.

Deri më tani, shtoi Price, SHBA-të nuk kishin parë asnjë tregues se Putini ishte i gatshëm të lejonte suksesin e diplomacisë.

Më herët të premten, Kremlini tha se Putini ishte "gati" për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi rreth adoptimit të "neutralitetit" dhe "çmilitarizimit" të vendit.

 

Të fundit