Flash News

Bota

Zelensky video në rrugët e Kievit: Nuk kam bërë thirrje për dorëzim

Zelensky video në rrugët e Kievit: Nuk kam bërë thirrje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video selfie në Twitter duke ecur nëpër rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t'i dorëzohet trupave ruse.

"Ka shumë informacione të rreme në internet sikur po i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim," tha ai.

"Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë."

Po ashtu, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Zelensky tha se "lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim", raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës.

Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky.

Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus. Ish-aktori i humorit kishte mbajtur më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: "Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën".

Të fundit