Flash News

Bota

Zelenskyy bën aksident, detajet e para

Zelenskyy bën aksident, detajet e para

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u përfshi në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm. Makina me të cilën ai po udhëtonte, pas një vizite në fushën e betejës u përplas me një automjet tjetër.

Një zëdhënës tha se ai nuk ishte plagosur rëndë, por nuk specifikoi se çfarë lëndimesh mund të kishte pësuar presidenti. Zelenskyy po kthehej në Kiev nga rajoni i Kharkiv, ku ai vizitoi trupat në qytetin e rimarrë të Izium.

Shoferi i automjetit tjetër mori ndihmën e parë nga ekipi mjekësor i Zelenskyy dhe u mor me ambulancë, tha ai. Zëdhënësi shtoi se rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.

Burimi: Euronews

 

Të fundit