Flash News

Bota

Zgjedhjet e përgjithshme/ Suedia qëndron tek e majta, çfarë tregojnë sondazhet

Zgjedhjet e përgjithshme/ Suedia qëndron tek e majta,

Social Demokratët e krahut të majtë në pushtet në Suedi pritet të fitojnë shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme, që u mbajtën sot. Ndërsa partia populiste e krahut të djathtë shënoi rritje në këto zgjedhje.

Anketat tregojnë se blloku i majtë kishte një avantazh të lehtë mbi të djathtën, me 176 vende kundrejt 173. Kjo përkthehet në një shumicë parlamentare me 49.8% të votave që shkuan për partitë që mbështesin kryeministren Magdalena Andersson.

Votimi i parakohshëm filloi më 24 gusht dhe u bë i mundur votimi edhe në ambasadat suedeze jashtë shtetit. Pjesëmarrja e përgjithshme e votuesve priret të jetë shumë e lartë në Suedi. Në zgjedhjet e fundit, pothuajse 90% e qytetarëve me të drejtë vote hodhën votën e tyre.

Anderssen u bë kryeministrja e parë femër e Suedisë më pak se një vit më parë. Demokratët e krahut të djathtë suedez hynë në parlament në vitin 2010 dhe kanë fituar vazhdimisht më shumë vota në çdo palë zgjedhje.

Burimi: Euronews

Të fundit