Flash News

Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Opozita e përçarë kundër Erdoganit, shanset e pakta për ta ‘rrëzuar’

Zgjedhjet në Turqi/ Opozita e përçarë kundër

Në pamje të parë, nuk mund të kishte moment më të mirë për opozitën e përçarë të Turqisë, për t'i dhënë fund kontrollit prej dy dekadash të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, në zgjedhjet që priten deri në qershor.

Inflacionii lartë, reputacioni i Erdoganit është në rënie dhe zemërimi po rritet me përdorimin e gjykatave nga partia e tij me rrënjë islamike.

Gjashtë partive aleate të opozitës po u mbaron koha, duke u grindur për çdo gjë, nga politika dhe strategjia e deri te cili kandidat të dalë kundër liderit 68-vjeçar.

"Opozita turke duket shumë e çorganizuar," i tha AFP një diplomat perëndimor në kushte anonimiteti. "Cili është programi i tyre?"

Fushata e opozitës "duket abstrakte dhe e largët" për votuesit, veçanërisht në një vend ku media kontrollohet shumë nga qeveria.

Formula e suksesit të Erdoganit mbështetej në aftësinë e tij për të mbledhur mjaft elementë të shoqërisë shumëplanëshe të Turqisë, laike apo fetare, etnikisht turke apo kurde, nacionaliste apo liberale për të vazhduar të fitojë në votime.

Një ekonomi në lulëzim në dekadën e tij të parë të qeverisjes e ndihmoi atë. Në Turqi po qarkullojnë zëra se Erdogan mund t’i caktojë zgjedhjet në fund të prillit ose në fillim të majit, duke i dhënë opozitës edhe më pak kohë për t'u përgatitur.

Burimi: France 24

 

Të fundit