Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet presidenciale në ShBA/ Informacionet kryesore që duhet të dini

Zgjedhja e presidenti amerikan ka një ndikim të madh në jetën e njerëzve si brenda ashtu edhe jashtë ShBA-së, kështuqë kur zgjedhjet e ardhshme të mbahen më 3 nëntor, rezultati do të ketë rëndësi për të gjithë.
Sistemi politik amerikan dominohet vetëm nga dy parti, kështuqë presidenti gjithmonë i përket njërës prej tyre.
Republikanët janë partia politike konservatore në ShBA dhe kandidati i tyre në zgjedhjet e këtij viti është presidenti aktual Donald Trump, i cili shpreson të sigurojë edhe katër vjet të tjera në pushtet.
Partia Republikane njihet gjithashtu si GOP, ose Partia e Vjetër e Madhe. Në vitet e fundit, Trump është fokusuar tek ligji për taksat, të drejtat e armëve dhe kufizime më të forta të imigracionit. Mbështetja për partinë ka tendencë të jetë më e fortë në pjesët më rurale të Amerikës.
Ish- presidentët të tjerë republikanë kanë qenë George W Bush, Ronald Reagan dhe Richard Nixon.
Demokratët janë partia politike liberale në ShBA dhe kandidati i tyre është Joe Biden, një politikan me përvojë, ku është bërë i njohur për shërbimin si nënpresident në periudhën e Barack Obama, për tetë vjet.
Të dy burrat janë në të 70-at e tyre, Trump do të jetë 74 vjeç nëse do të fitojë mandatit e dytë, ndërsa Biden, 78 vjeç, i cili nëse fiton do të jetë presidenti më i vjetër në histori.
Si vendoset fituesi?
Të dy kandidatët garojnë për të fituar votat e kolegjit elektoral. Secili shtet merr një numër të caktuar votash të kolegjit elektoral pjesërisht bazuar në popullsinë e tij. Gjithsej janë 538 vota, kështu që fitues është kandidati që fiton 270 vota ose më shumë. Kjo do të thotë që votuesit vendosin për konkurset e nivelit shtetëror më shumë se sa për atë kombëtar, prandaj është e mundur që një kandidat të fitojë më shumë vota në shkallë vendi, siç bëri Hillary Clinton në 2016, por prapë u mposht nga kolegji elektoral.
Shumica e shteteve anojnë shumë nga njëra parti ose tjetra, kështu që fokusi zakonisht është në një duzinë apo më shumë shtete, të cilët njihen si shtetet e fushës së betejës.
Kush mund të votojë dhe si do të votohet?
Nëse jeni një shtetas amerikan dhe jeni 18 vjeç e lart, keni të drejtë të votoni në zgjedhjet presidenciale, të cilat zhvillohen çdo katër vjet.
Sidoqoftë, shumë shtete kanë miratuar ligje që u kërkojnë votuesve të tregojnë dokumente identifikimi për të provuar se kush janë para se të votojnë.
Këto ligje shpesh vihen në zbatim nga republikanët të cilët thonë se janë të nevojshëm për t'u mbrojtur nga mashtrimi i votuesve. Por demokratët i akuzojnë ata për përdorimin e kësaj si një formë të shtypjes së votuesve pasi shpesh të varfërit , nuk janë në gjendje të japin ID.
Se si njerëzit do të votojnë është një çështje e diskutueshme këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Disa politikanë po bëjnë thirrje për përdorim më të gjerë të fletëve të votimit postar, por presidenti Trump ka thënë, me shumë pak prova, se kjo mund të rezultojë në më shumë mashtrime të votuesve.
A janë në qendër të vemendjes vetëm dy kandidatët për president?
Jo, vëmendja kryes0re do të jetë tek Trump vs Biden, por votuesit gjithashtu do të zgjedhin anëtarët e rinj të Kongresit kur të plotësojnë fletët e tyre të votimit.
Demokratët kanë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, kështu që ata do të kërkojnë ta mbajnë atë, ndërsa gjithashtu do kërkojnë të marrin kontrollin e senatit.
Nëse ata do të kishin një shumicë në të dy dhomat, ata do të ishin në gjendje të bllokonin ose vononin planet e presidentit Trump nëse ai do të rizgjidhej.
Kur do ta zbulojmë rezultatin?
Mund të duhen disa ditë që çdo votim të numërohet, por zakonisht është mjaft e qartë se kush është fituesi që në orët e para të mëngjesit pasardhës. Në vitin 2016, Donald Trump u ngjit në skenën në New York rreth orës 3 të mëngjesit për të mbajtur fjalimin e tij të fitores përpara një turme mbështetësish të gëzueshëm.
Por mos e vendosni alarmin akoma. Zyrtarët po paralajmërojnë se mund të duhet të presim më gjatë, ndoshta ditë, madje dhe javë për rezultatin këtë vit, për shkak të rritjes së fletëve të votimit postar. Herën e fundit që rezultati nuk ishte i qartë brenda disa orësh ishte në vitin 2000, kur fituesi nuk u konfirmua derisa një vendim i Gjykatës së Lartë u bë një muaj më vonë.
Kur e merr detyrën fituesi?
Nëse Joe Biden fiton zgjedhjet, ai nuk do ta zëvendësojë menjëherë presidentin Trump, pasi ka një periudhë të caktuar tranzicioni për t’i dhënë udhëheqësit të ri kohën për të caktuar ministrat e kabinetit dhe për të bërë plane. Presidenti i ri betohet zyrtarisht në 20 janar në një ceremoni të njohur si inaugurimi, i cili mbahet në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington DC.
Pas ceremonisë, presidenti i ri shkon në Shtëpinë e Bardhë për të filluar mandatin e tij katër vjeçar në detyrë./ BBC
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38