Flash News

Bota

Zgjidhet vendi "më i sigurt" në botë për vitin 2021

Zgjidhet vendi "më i sigurt" në botë për vitin

Për turistët, përveçse dilema se cilin destinacion duhet të zgjedhin për të vizituar, është edhe dilema nëse ky destinacion iu ofron siguri apo jo.

Si shkak edhe i  pandemisë globale, siguria kohët e fundit është vënë jo vetëm në diskutim, por është parë edhe me skepticizëm. Fundja, askush nuk do të donte të kthehej në shtëpi me Covid-19 me vete.

Indeksi i Qyteteve të Sigurt të Njësisë së Inteligjencës (SCI) ka pësuar një tronditje. Në raportin e fundit, janë publikuar 60 destinacionet ndërkombëtare me siguri dixhitale, shëndetësore, në infrastrukturë, siguri personale dhe atë mjedisore.

Ndërsa qytetet aziatike si Tokio, Singapori dhe Osaka kanë zënë vazhdimisht vendet e para vit pas viti, është një destinacion evropian që mban pozicionin numër ‘një’ për vitin 2021.

Kopenhagen i Danimarkës është shpallur qyteti më i sigurt në botë për herë të parë, duke shënuar 82.4 pikë nga 100 në raportin vjetor.

Kryeqyteti i Danimarkës u hodh nga vendi i tetë i përbashkët në vitin 2019 në krye të listës, kryesisht falë futjes së një seksioni të sigurisë mjedisore, në të cilën qyteti shënoi veçanërisht mirë, së bashku me sigurinë personale.

Të fundit