Flash News

Bota

Zhduket avioni me 28 pasagjerë në Rusi

Zhduket avioni me 28 pasagjerë në Rusi

Të gjitha kontaktet janë humbur me një avion që transportonte 28 pasagjerë në Rusinë lindore, thanë të martën agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimet e sigurimit kombëtar.

Kështu raportojnë mediat e huaja, ndërsa shtojnë se avioni AN-26 po fluturonte nga Petropavlovsk-Kamchatsky për në Palana në gadishullin Kamchatka kur ndaloi së dërguari sinjale, thanë agjencitë Interfax dhe RIA Novosti.

Midis 28 personave në bord ishin gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe një ose dy fëmijë, thanë agjencitë.

Dy helikopterë janë mobilizuar për të kërkuar avionin, për të cilin burime të ndryshme thonë se mund të jenë përplasur në det ose në tokë afër një miniere qymyri afër Palana.

Rusia ka vuajtur prej kohësh nga një reputacion i dobët për sigurinë e aviacionit, për mirëmbajtjen e dobët teknike dhe rregulloreve të sigurisë.

Aksidenti i fundit ajror i rëndë ishte në maj të vitit 2019, ku mbetën të pajetë 41 persona. Transporti ajror gjithashtu i nënshtrohet kushteve shpesh të vështira të fluturimit në zonat e thella të Arktikut dhe Lindjes së Largët.

Të fundit