Flash News

Bota

Zjarr në një spital Covid në Rumani, vdesin katër pacientë

Zjarr në një spital Covid në Rumani, vdesin katër

Katër pacientë ndërruan jetë dhe 120 të tjerë u evakuuan, pasi një zjarr përfshiu një spital Covid-i në kryeqytetin e Rumanisë, Burkuresht.

Reutres raporton se zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 në një nga ndërtesat e spitalit Matei Bals. Katër dhoma u prekën, ndërsa prokurorët po hetojnë për shkakun e zjarrit.

Ndërtesa e spitalit ku shpërtheu zjarri u ndërtua në 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht, tha menaxheri i tij. Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura të Covid-19 në vend.

Pacientët e evakuuar kishin infeksione të rënda të Covid-19 dhe shumica po përdornin oksigjen, tha menaxheri i spitalit.

"Asnjë nga pacientët e evakuuar nuk ka djegie, nga informacioni që kemi aktualisht," u tha gazetarëve Zëvendës Ministri i Brendshëm i ngarkuar me situatat emergjente Raed Arafat.

Gati 7,700 pacientë me Covid-19 ishin në spitale në të gjithë Rumaninë që nga e premtja, përfshirë 989 në njësitë e kujdesit intensiv. Vendi ka raportuar 721,513 raste koronavirus dhe 18,105 vdekje.

"Është e qartë se ekziston një problem," i tha Ministri i Shëndetësisë Vlad Voiculescu stacionit televiziv privat Antena 3.

Në nëntor, një zjarr në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të qarkut Piatra Neamt vrau gjithashtu dhjetë vetë.

Edhe para pandemisë, sistemi i kujdesit shëndetësor të Rumanisë kishte qenë nën presion, i ndjekur nga korrupsioni, joefikasiteti dhe menaxhimi i politizuar. Vendi ka një nga infrastrukturat më pak të zhvilluara të kujdesit shëndetësor të BE-së.

Të fundit