Flash News

Bota

Zjarre masive në Los Anxhelos, të paktën dy të vdekur e dhjetëra të plagosur

Zjarre masive në Los Anxhelos, të paktën dy të vdekur e

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, ndërsa zjarrfikësit në Los Anxhelos vazhdojnë të luftojnë katër zjarret rreth qytetit.

Katër zjarret e vazhdueshme njihen si Palisades, të cilat filluan pothuajse 24 orë më parë u rritën në madhësinë e 2,950 hektarëve, ne Eaton, Hurst dhe Woodley, shkruan BBC

Zyrtarët thonë se zjarri i Palisades ka djegur deri tani më shumë se 1000 struktura, ndërsa Eaton ka djegur 100 të tjera si dhe kjo e fundit shkaktoi dy vdekjet e personave.

Një zjarr i pestë, më i vogël që shpërtheu 60 milje në jug-lindje të LA, në Riverside, por është vënë nën kontroll. Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të ndryshme të qytetit dhe zonave përreth. 

 

Të fundit