Flash News

Bota

Zjarri përfshin ndërtesën, 27 të vdekur në Japoni

Zjarri përfshin ndërtesën, 27 të vdekur në Japoni

27 persona humbën jetën, pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në Osaka, Japoninë perëndimore. Ata po hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme, raportojnë mediat e huaja.

Mediat e huaja shkruajnë se zjarri filloi në katin e katërt të një ndërtese në zonën tregtare dhe argëtuese të Kitashinchi, tha zyrtari i departamentit të zjarrit të qytetit Osaka, Akira Kishimoto.

23 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën e nevojshme shëndetësore. Në total, 70 zjarrfikëse u mobilizuan për të shuar zjarrin, operacion që zgjati rreth 30 minuta.

Të fundit