Flash News

KRYESORE

‘Botërori 2026’ në SHBA; si i kërcënoi Donald Trump anëtaret e FIFA-s përpara vendimit

‘Botërori 2026’ në SHBA; si i kërcënoi Donald

Me 134 vota në favor, SHBA, Kanadaja dhe Meksika janë përzgjedhur për të organizuar Botërorin e vitit 2026. Vendimi u mor sot në kongresin e FIFA-s, ku amerikano-veriorët kishin përballë vetëm shtetin e Marokut.

Lobimi i amerikanëve për të organizuar për herë të dytë eventin më të rëndësishëm të futbollit ka qenë shumë i madh, madje nuk kanë munguar as presionet. I tillë ishte reagimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili paralajmëroi shtetet anëtare të FIFA-s se do u ndërpresë mbështetjen nëse nuk votonin kandidaturën e shtetit të tij.

“SHBA, ka ndërtuar një kandidaturë të fortë bashkë me Kanadanë dhe Meksikën për botërorin e 2026. Do të ishte një mekat që kombet të cilat ne i mbështesim rregullisht të vendosnin të bashkohen kundër kandidaturës tonë. Përse në duhet të mbështesim ende këto kombe kur ata nuk janë nga ana jonë (përfshi ato në OKB)?”,- shkruante Trump në ‘Twitter’ në fund të muajit prill.

Të fundit