Flash News

KRYESORE

Botërori i klubeve, FIFA përgatit risi të tjera në Mars

Botërori i klubeve, FIFA përgatit risi të tjera në Mars

FIFA nuk ka vendosur ende se kur do të mbahet edicioni i ardhshëm i Kupës së Botës për klube dhe presidenti Xhani Infantino, dëshiron ta bëjë ktë turne të ngjashëm me "Botërorin".

Mirëpo, deri tani ka hasur në oponencën e UEFA-s. Zvicerani që pasoi bashkëkombasin e tij Blater po kërkon të lërë gjurmë përmes reformave rrënjësore, dhe pikërisht këtë turne, e cilëson të vjetër në format dhe në imazh.

Kjo ide e Infantinos mund të bëhet realitet në rast se ajo merr miratimin nga Këshilli i FIFA-s në Mars, garë e cila do të zhvillohej çdo dy apo tre vjet, ku do të përshiheshin së paku 24 klube.

Ndërkohë, Këshilli i FIFA-s pritet të mbështesë edhe rikthimin e Kupës Interkontinentale, ndërsa pritet të miratohet edhe propozimi i Infantinos që Kupa e Botës në të ardhmen të ketë 48 ekipe.

Gjithashtu, reagimet pozitive ndaj Ligës së Kombeve, kanë bërë që edhe FIFA ta shqyrtojë mundësinë e përdorimit të një formati të ngjashëm që do zëvendësonte Kupën e Konfederatave.

Të fundit