Flash News

KRYESORE

Botërori “Rusi 2018”, Joachim Löw trajneri më i paguar

Botërori “Rusi 2018”, Joachim Löw trajneri më i

Trajneri më i paguar i Botërorit të Rusisë rezulton të jetë tekniku i përfaqësueses gjermane, Joachim Löw me një pagë prej rreth 3.8 milionë eurosh, ndërkohë që në vendin e fundit është trajneri i Senegalit, Allou Cisse, me vetëm 200 mijë euro.

Trajneri i dytë më i paguar në Botërorin e Rusisë është ai i Brazilit, Tite, që përfiton 3.4 milionë euro. Podiumin e plotëson trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, edhe ky me 3.4 milionë euro, i ndjekur nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, me një pagë prej 2.9 milionë eurosh dhe ai i Rusisë, Stanislav Cherchesov, me 2.5 milionë euro.

Në dhjetëshen e trajnerëve më të paguar të Kupës së Botës janë edhe Fernando Santos i Portugalisë, Carlos Queiroz i Iranit, Gareth Southgate i Anglisë, Jorge Sampaoli i Argjentinës dhe Oscar Tabarez i Uruguajit.

Kompeticioni më i madh futbollistik në botë, “Kupa e Botës”, pritet të nisë pas më 14 qershor 2018.

Të fundit