Flash News

KRYESORE

Botërori 'Rusi 2018’, një tjetër futbollist shqiptar në rradhët e Zvicrës

Botërori 'Rusi 2018’, një tjetër futbollist shqiptar

Përveç Xhakës, Shaqirit, Behramit, Xhemailit dhe Mehmetit, një tjetër shqiptar pritet të  jetë në rradhët e Zvicrës në finalet e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Trajneri Petkoviç do të zbardhë këtë javë listën paraprake me 35 futbollistë, të cilët do të nsin përgatitjet dhe mediat zvicerane zbulojnë se mes tyre do të jetë edhe talenti 21 vjeçar i Bazelit, Albian Ajeti.

Vëllai i vogël i mbrojtësit të kombëtares, Arlind Ajeti, është golashënuesi më i mirë i SuperLigës së Zvicrës, ku ka arritur në kuotën e me 16 golave në këtë sezon.

Albian Ajeti ka qenë në shënjester edhe nga trajneri De Biasi në vitin 2015, por nuk u arrit të konkretizohej mundësia që ai të zgjidhte Shqipërinë.

Kujtojmë se Arlind Ajerti luan me Crotonen në ‘Serie A’, ndërkohë Albian dhe Adonis Ajeti, që janë binjakë, luajnë përkatësisht me Basel dhe St Gallen.

Të fundit