Flash News

KRYESORE

Botërori ‘Rusi 2018’, prenotohen 86% e hoteleve në Moskë

Botërori ‘Rusi 2018’, prenotohen 86% e hoteleve në

Botërori ‘Rusi 2018’ është më gati një muaj larg fillimit, por  rreth 86% e ambienteve të 1300  hoteleve në Moskë janë prenotuar nga tifozët e shumtë që kanë vendosur të shohin kombëtaret e tyre në stadium.

Sipas autoriteteve ruse, pritet që në Moskë të vijnë më shumë se 1 milionë tifozë nga e gjithë bota.

Argjentina, Gjermania, Portugalia, Brazili dhe Franca do të luajnë të paktën nga një ndeshje në dy stadiumet që ndodhen në kryeqytetin rus, ku në stadiumin ‘Spartak’ do të zhvillohen 5 takime, kurse në stadiumin tjetër ‘Luzhniki’ do të zhvillohen edhe 7 ndeshjet e tjera.

Botërori ‘Rusi 2018’ do të nisë në 14 qershor dhe do të përfundojë në 15 korrik.

Të fundit