Flash News

KRYESORE

Botërori ‘Rusi 2018’, sloganët e 32 përfaqësueseve

Botërori ‘Rusi 2018’, sloganët e 32

Kompeticioni më i madh futbollistik, Kupa e Botës, tashmë është shumë afër dhe pritet të startojë më 14 qershor.

Ndeshjen e parë do ta hapë vendi mikpritës, Rusia dhe Arabisë Saudite, ndërsa ditën e dytë do të luhet supersfida mes Portugalisë dhe Spanjës, për grupin B.

Të gjitha përfaqësueset kanë edhe sloganët e tyre për Botërorin ‘Rusi 2018’.

Më poshtë ndodhen sloganët e 32 kombëtareve:

Gjermania - Së bashku do të shkruajmë historinë

Arabia Saudite - Kalorësit e shkretëtirës

Argjentina - Të bashkuar për një ëndërr!

Australia - Tregohuni trima dhe guximtarë, Soçeros verdhegjelbër

Belgjika - Djaj të kuq me një mision

Brazili - Më shumë se 5 yje, 200 milionë zemra

Kolumbia - 1 ëndërr, 3 ngjyra dhe 50 milionë zemra

Kosta Rika - Nuk ka gjëra të pamundura kur luan një shtet i tërë

Kroacia - Vend i vogël, ëndrra të mëdha

Danimarka - Së bashku do të shkruajmë historinë!

Egjipti - Përpara Faraonëve, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë

Spanja - Së bashku jemi të pamposhtur

Franca - Forca juaj, pasioni ynë!

Anglia - Të kthehemi triumfues!

Irani - 80 milionë persona, 1 komb

Islanda - Të bëjmë realitet ëndrrën tonë

Japonia - Koha e betejës erdhi, o Samurait blu!

Meksika - Të lindur në Meksikë, të lindur për fitore

Maroku - Luanët e Atlasit, krenaria e Marokut

Nigeria - Krahët e krenarisë afrikane

Panamaja - Jemi forca e dy deteve!

Peruja - U kthyem!

Polonia - Përpara, Poloni!

Portugalia - E kaluara, lavdi; e tashmja, histori

Koreja e Jugut - Tigra të Azisë, pushtoni botën!

Rusia - Luajmë me zemër

Senegali - E pamundur të mos jesh senegalez!

Serbia - Një ekip, një ëndërr

Suedia - Të bashkuar për Suedinë!

Zvicra - 4 gjuhë, një komb

Tunizia - Po vijnë Shqiponjat, krah për krah lojtarë dhe tifozë

Uruguaji - Shkëlqen dielli në Rusi, qielli është i gjithi i kaltër

Të fundit