Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Botërori 'Rusi 2018', TVSH-ja i merr Top Channel-it dy figura të rëndësishme
Radio Televizioni Shqiptar ka ekskluzivitetin e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të Kampionatit Botëror dhe po përgatit gjatë kohëzgjatjes së këtij turneu një sërë emisionesh që do të shoqërojnë të gjithë aktivitetin.
Në studio, para dhe pas ndeshjeve do të ketë shumë të ftuar, por edhe opinionistë të cilët në mënyrë të vazhdueshme do të komentojnë sfidat e këtij aktiviteti deri në natën finale të tij, kur të njihet fituesi i ri i Kupës së Botës.
Dy surprizat që drejtuesit kanë përgatitur për shikuesit janë Redi Jupi dhe aktori i Portokallisë, Florian Binaj. Analisti Jupi prej më shumë se 12 vitesh ka qenë pjesë e pandarë e emisionit ‘Proçesi Sportiv’, në Top Channel, ndërsa për aktorin Binaj nuk dihet se çfarë njohurish ka rreth futbollit.
Emisioni do të quhet 'Netë Botërori' dhe do të fillojë më 14 qershor, ku e ftuar speciale do të jetë edhe modelja Erjona Sulejmani, e cila u bë e njohur gjatë Kampionatit Europian 'France 2018', si bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili.