Flash News

KRYESORE

Botërori ‘Rusi2018’, skuadrat favorite sipas Messit

Botërori ‘Rusi2018’, skuadrat favorite sipas Messit

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, është shprehur edhe më përpara se synon të fitojë Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës.

Në një intervistë për mediat argjentinase, Messi ka pranuar se gara për të ngritur trofeun e Botërorit nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërsa përmendi edhe emrat e 3 skuadrave të cilat ai i sheh si favorite.

“Synimi ynë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. E dimë shumë mirë që për ta arritur, duhet të luftojmë shumë në çdo ndeshje, njëkohësisht shpresojmë që këtë herë të fitojmë, ndryshe nga finalja e Brazilit. Personalisht mendoj se tre kombëtaret favorite për ta fituar kompeticionin, janë Spanja, Brazili dhe Gjermania”, ka thënë argjentinasi.

Messi ka fituar thuajse gjithçka në karrierë, si në nivel klubi, ashtu edhe në nivel personal, por ajo që i mungon është një triumf me Përfaqësuesen argjentinase, që ai ka kërkuar me çdo kusht ta fitojë.

Të fundit