Flash News

KRYESORE

Botërori/ Suedia luan për të lënë Gjermaninë mbrapa; Anglia në provën e parë

Botërori/ Suedia luan për të lënë Gjermaninë

Në orën 14:00 do të nisin ndeshjet e radhës të kampionatit botëror.

Suedezët do të kërkojnë fitoren e parë sot në Nizhny Novgorod, kundër Koresë së Jugut. Kjo është hera e parë për këto skuadra që dalin në fushë kundër njëra-tjetrës.

Si pjesë e grupit F, Suedia do të synojë të marrë tre pikëshin kundër koreano-jugorëve, për të lënë pas në renditje Gjermaninë, skuadra që konsiderohej përpara fillimit të Kupës së Botës si favorite për të dalë e para në grup, por humbja ndaj Meksikës e ka komplikuar situatën.

Sot do të luhen edhe ndeshjet e grupit G. Belgjika shihet prej vitesh si ekipi që mund të bëjë surprizën, por rezultatet nuk kanë qenë asnjëherë të kënaqshme. Skuadra e Martinez Roberto do kërkojë në stadiumin e Soçit fitoren e parë në Kupën e Botës, kundër Panamasë.

Në ‘Volgograd Arena’, Anglia do kërkojë të japë mesazhin se nuk është në kompeticion thjesht për pjesëmarrje, por të shfaqet si një rival i denjë për pretendentët e Spanjës, Brazilit apo Gjermanisë. Prova e parë për ‘Tre luanët’ do të jetë kundër afrikanëve të Tunizisë.

Të fundit