Flash News

KRYESORE

Botohet biografia e Rita Orës, pa autorizimin e saj. Nesër del në shitje

Pas botimit të biografisë së artistit të shquar Besim Sahatçiu, që është edhe gjyshi i Ritës, e shkruar nga akademik Kopi Kyçyku, vjen për lexuesin edhe biografia për artisten e madhe Rita Ora. Libri biografik do të dalë nesër (të dielën) në shitje dhe pritet të ketë një shitje të kënaqshme, nisur nga fama e këngëtares së shquar. Ky libër biografik flet për jetën e Rita Orës, në veçanti fëmijërinë e saj, duke përmendur edhe lagjen ku Rita kalonte pushimet në Prishtinë. Po ashtu, ka edhe fotografi të shkollës ku Rita ka shkuar në Londër, dhe një me babanë dhe motrën e saj kur ishin të vogla.  Ndërkohë ende nuk dihet nëse autori i librit do të paditet për cenim të privatësisë, kjo pasi, sipas nënës së Ritës, Verës, ky libër nuk ka marrë asnjë autorizim nga vet Rita Ora për botim.  Para daljes në treg janë publikuar disa fotografi nga fëmijëria e këngëtares Rita Ora.  Ne keto tre foto shfaqet pallati ku ka banuar familja e rites, rita e vogel me pushime ne Prishtine dhe rita me gjyshin e saj, artistin e shquar Besim Sahatçiu.

Të fundit