Flash News

KRYESORE

Botohet edhe në Francë "Valsi i lumturisë" i Ylljet Aliçkës

Botohet edhe në Francë "Valsi i lumturisë" i Ylljet

"Valsi i lumturisë" i shkrimtarit Ylljet Aliçka, është botimi më i ri që i shtohet librarive të Francës, botuar nga shtëpia botuese  "L’esprit du temps”, e përkthyer nga Michel Aubry (Mishel Obri).

Këtë botim, në Francë e gjeni me titullin: "La valse du bonheur", ku si parathënie në gjuhën frënge shkrimtari Ismail Kadare shkruan:

Një roman i shkruar me art dhe dinjitet.

E ndërsa botuesi francez shkruan për këtë libër:

Një rrëfim jashtëzakonisht ironik dhe absurd, i frymëzuar nga një histori e rrallë, ku zbulohen dy botë,  gjë e rrallë kjo për romanin  tradicional. Është kjo qasje që e bën letërsinë e Aliçkës origjinale dhe njerëzore.

Përmbledhje e historisë që trajtohet në këtë botim:

Në dhjetor të 1985-s gjashtë anëtarët e familjes Popa, hynë ilegalisht në ambasadën italiane. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Familja Popa, një familje e thjeshtë nga Durrësi hyn tinëzisht (duke u hequr si turistë) në ambasadën italiane dhe aty kërkon menjëherë strehim politik. Shteti totalitar shqiptar pëson një tronditje të madhe nga ky gjest. I quan shtetasit e vet “kriminelë”. Një gjë të tillë, kush kishte guxuar ta bënte më parë ishte pushkatuar. Ngjarja që erdhi nga këta njerëz të thjeshtë, mori përmasa të paparashikueshme ndërkombëtare. Gjashtë anëtarët e familjes Popa, nga frika e dënimit, deklaruan se do të vetëvriteshin, nëse ambasadori italian i dorëzonte në duart e sigurimit të shtetit shqiptar. Ata u mbrojtën për rreth 5 vjet në ambasadën italiane, veprim që u bë shkak për tensionimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por edhe shkak për kthimin e vëmendjes të ndërkombëtarëve drejt Shqipërisë. Ambasada italiane rrethohet me mbi 600 mijë policë. Përtej brigjeve, televizioni italian transmetonte ngjarjen reale nga Tirana.

Të fundit