Flash News

KRYESORE

Botohet një tjetër libër për rrëfimin politik të Ibrahim Rugovës

Një tjetër botim  i rëndësishëm mbi Dr. Ibrahim Rugovën dhe politikën e tij vjen nga gjuha serbo-kroate. Eshtë autori Llukman Halili, i cili ka bërë promovimin e librit të tij me titull “Politiçka ispovijest Dr.Ibrahim Rugov”, libër që u botua nga Bashkësia Shqiptare PBM.  Promovimi u bë në Rijekë të Kroacisë me organizim të Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, me kryetare Suzana Jakupin. Libri në fjalë ka 208 faqe dhe kryesisht është i ndërtuar me raportime të Halilit, kur ai ka punuar si gazetar për agjencinë e lajmeve kroate “Hina”. Autori i këtij libri siç dihet, e ka përcjellë vazhdimisht gjatë kohës sa ishte gazetar aktiv, presidentin e ndjerë Dr.Ibrahim Rugova. Gjatë promovimit u bë vlerësimi për presidentin, Dr.Ibrahim Rugova, si një figurë e madhe kombëtare që i solli Kosovës shumë të mira në kohërat më të vështira. Prandaj, presidenti Rugova, do të jetë një emblemë paqësore jo vetëm e Dardanisë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Është simbol i paqes kombëtare. Presidenti Rugova, kishte urtësinë e tij politike si burrë shteti. Ai ishte personalitet që ka pasur vizion dhe qëllimin e pavarësisë së Kosovës. Me urtësinë e tij, ai fitoi shumë miq dhe e krahasoj me Havelin. Presidenti Rugova ishte shumë i përpiktë dhe ai ka njohur mirë genin shqiptar.”, thanë, ndër të tjera, diskutantët në fjalën e tyre.

Për presidnetin Rugova janë botuar disa libra, 10 vjet pas vdekjes së tij, ku veçohet libri i Sabri Hamitit,  Zef Ahmetit, Adnan Merovcit etj.

Të fundit