Flash News

KRYESORE

Bozdo i përgjigjet Veliajt: Stadiumi dhe teatri janë afera e radhës korruptive e Ramës dhe e jotja

Bozdo i përgjigjet Veliajt: Stadiumi dhe teatri janë afera e

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme. në një status në rrjetin social Facebook, Bozdo i kujton Veliaj se ‘Bulevardi’ dhe ‘Pazari i Ri’ janë vepra të projektuara nga administrata Basha në bashkinë e Tiranës dhe për to s’ka pasur asnjë kundërshti nga askush përveç Ramës.

“Sheshi kishte kundërshti se përfaqëson piramidën që Rama ka ndërtuar për vete dhe jo qytetarët. Stadiumi dhe teatri janë afera e radhës korruptive Ramës dhe e jotja. Sepse për Ramën dhe për ty, gjithçka është aferë për të mbushur xhepat”, shkruan Bozdo.

Postimi i plotë Eno Bozdos

Nje reagim per Erion Veline:

Sot vajte i paftuar ne Komision per te shkaterruar debatin dhe per te mbrojtur milionat e eurove qe ti dhe Rama do te fusni ne xhep me Kullat ne pronen publike te Teatrit.

Sa per veprat e medha te Tiranes, te ideuara dhe filluara nga administrata Basha, te gjithe e dine se Bulevardi dhe Pazari i Ri s'kane patur asnje kundershti nga askush, pervec Edi Rames. Dhe e di pse?! Se jane investime per Tiranen dhe qytetaret e saj.

Sheshi kishte kundershti se perfaqeson piramiden qe Rama ka ndertuar per vete dhe jo qytetaret. Stadiumi dhe teatri jane afera e rradhes korruptive Rames dhe e jotja. Sepse per Ramen dhe per ty, gjithcka eshte afere per te mbushur xhepat. Gjithcka ne keto 5 vjet jane kulla korruptive dhe s'ka asnje investin per qytetaret!

 

Të fundit